Директор


Сузана Јакупи Курбардовиќ




Biografia ime
Emri mbiemri: Suzana Jakupi Kurbardoviq
Kombësia: Shqiptare
Rruga: Asllan Selmani nr.92/v
Data dhe vendi I lindjes: 04.09.1970 në Shkup.
Arsimi: Shkollën fillore e kreu në ShF “7 Marsi” në Shkup, të mesmen nëgjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup. Shkollimin e lartë në Akademinë Pedagogjike “Shën Klimenti i Ohrit” – grupin klasor në Shkup dhe disa vite më vonë e kreu edhe Fakultetin Pedagogjik në Universitetin shtetërorë “ Qirili dhe Metodi” / “Shën Klimenti i Ohrit”, Shkup dhe mori titullin profesor i grupit klasor.
Përvoja e punës:Hapat e para të përvojës në arsimI ka marrë në ShF “Gjergj Kastriot Skënderbeu” – në shkollën periferike në Orllancë. Në vitin 2003 u punësuanë ShFK “25 Maji” ku e ka ushtryer detyrën e mësimdhënëses së grupit klasorë.
Trajnime: Ka marrë pjesë në shumë aktivitete të ndryshme mësimore dhe jashtëmësimore. Duke i ndjekur resurset në arsim ndoqi shumë trajnime për zhvillim profesional. Në vitin 2009 ishte master trajnuese e programit “Të menduarit matematikor”. Në vitin 2016 ishte master trajnuese në fushën “Notimi formativ”. Ndoqi shumë trajnime organizuar nga MASh-i, BRO-ja. USAID-i, fondacioni “Hap pas hapi”, fondacioni KDS etj. Tre vite me radhë ishte recensente e revistës “Libi” dhe “Mini libi” në gjuhën shqipe- botime të shtëpisë botuese “Llamina”, gjithashtu recensoi edhe disa lektyra në gjuhën shqipe të botuara nga po e njëjta shtëpi botuese.
Autore: Në vitin 2014 botoi librin e parë me titull “Shkronjë pas shkronje”. Në vitin shkollorë 2022/23 publikoi librin me titull “110 VITE ARSIM NË SHKOLLËN FILLORE KOMUNALE 25 MAJI” – Monografi.
Në vitin shkollorë 2022/23 ishte kryeredaktore e revistës së botuar shkollore “ABC”.
Projektet: Edhe në sferat e projekteve arrii suksese të mëdha. Ishte koordinatore e pesë projekteve në kuadërtë Integrimit ndëretnik në arsim “Multikulturalizmi në arsim” përkrahur nga MASh-i. Në vitin 2022 ishte koordinatore e projekteve të gjelbërta “Hulumtues të rinj” përkrahur nga FIZhT (Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik). Gjithashtu në vitin shkollorë 2023/24 është kordinatore e projektit përkrahur nga OSCE ”Ndërtojmë ura të reja”.
Puna dhe kontributi në shkollë: Është bashkërenduese e ekipit për përpilimin të programeve vjetore të shkollës,bashkërenduese e vetevaluimit të shkollës, anëtare e ekipit të inkluzionit të shkollës. Gjithashtu ështëm edhe kordinatore e ekipit të zhvillimit profesional shkollor. Kulminacioni i sukseseve e arriti në gusht të vitit 2022, ku u kurorëzua edheme një avancim në titullin e sajë -  MENTORE e shkollës.
Bashkëpunëtore e jashtme:
Në vitin shkollorë 2016/17  kordinatore shkollore (në bashkëpunim me qenderen shtetërore për provime) – testimet  EGRA dhe EGMA.
Nga viti shkollorë 2018/19 deri ne vitin shkollorë 2021/22 bashkëpunëtore e Ministrisë së Sociales.
Nga viti shkollorë 2022/23 bashkëpunëtore e Qendrëse shtetërore për  provime– nënkryetare e komisionit për provime shtetërore.
Në vitin shkollorë 2022/23 kordinatore shkolloree testimeve TIMMS në bashkëpunim me Qendren shtetërore për provime.
Gjuhë të huaja: gjuhë maqedone ne nivel të lartë, gjuhë angleze niveli mesatar, gjuhë turke.