eTwinning Pupil Quality Label awards, certificates for the Project Distance Learning, 08.07.2020

Projektet u zhvilluan nga muaji mars deri ne muajin qershor te vitit akademik 2019/2020. Projekti ishte një oportunitet për mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës sonë dhe u dha mundësi nxënesve pjesëmarrës të njohin nga afër cfarë eTwinning ofron, si të bëhen pjesë e këtij komuniteti, si të përfitojne nga eksperiencat e shkollave tjera evropiane në lidhje me implementimin e projekteve të ndryshme. Nxënësit fitues shprehën emocione në momentin e vlerësimit të projekteve të tyre. Njëkohësisht në këtë ceremoni u shpërndanë certifikatat per cmimet dhe vlerësimet për nxenesit, per udheheqesen e projekteve dhe per shkollen që u kurorëzua si shkolla eTwinning për vitin 2020. Drejtuesi i shkollës m-r Fadil Murtezani shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen e tij për realizimin e projekteve dhe vlerësimin me çmime të projekteve eTwinning te realizuara nga udhëheqësja e projekteve Arlinda KASTRATI e angazhuar në projekte te ndryshme evropiane dhe ne proçesin edukativo arsimor në tërësi.