Projekti Erasmus ''Fully Avoid Bully, international logo selection

Erasmus project ''FULLY AVOID BULLY''IT02-KA229-079166
Logoja e zgjedhur per projektin ''Fully Avoid Bully'' 

Në periudhën tetor-nëntor 2020 në shkollën tonë ''25 Maj''-Shkup u shpall një konkurs shkollor për zgjedhjen e logos së projektit Erasmus + 229 "Fully Avoid Bully". Informata dhe dokumentet perkatese qe kane te bejne me pjesemarrjen ne konkursin e punimeve artistike te logos së projektit mund te gjeni në lidhjen vijuese. . Gjatë periudhës së shpalljes së konkursit u prezentuan gjithsejt 16 logo te punuara nga ana e nxënësve te shkollës sonë. Gjate procesit te votimit për përzgjedhjen e logove nga shkolla jonë u zgjodhën 3 llogo te cilat do te perfaqësojnë republiken e Maqedonise Veriore dhe shkollën tonë në vecanti. Autorët e logove të zgjedhura në këtë konkurs shkollor janë:

1. Erina Alija, 6-2

2. Fisnik Aliju, 6-1

3. Andi Kastrati, 4-5

Procesi i votimi dhe përzgjedhja ndërkombëtare e logos së projektit u zhvillua në periudhën nga 06.11.2020-13.11.2020 ,. Votimi ndërkombëtar përbëhej nga një përzgjedhje e 15 logove (3 logo nga secila shkollë partnere e projektit). Komisioni ndërkombëtar përbëhej nga përfaqësues nga secili partner i shkollës në projekt. Informacioni për konkursin e logos u botua në faqen e shkollës së OOU "25 Maj". Artikulli jep informacione të hollësishme në lidhje me konkursin shkollor për logon e projektit (koha e konkursit shkollor, rregullat e konkursit si dhe informacion në lidhje me 3 logot më të mira të zgjedhura për shkollën).
Më shumë informacion në lidhje me konkursin ndërkombëtar të logos mund të gjeni në lidhjen vijuese . Në fund të votimit ndërkombëtar, logoja numër 3 e krijuar nga Andi Kastrati, nxënës në shkollën fillore Komunale, "25 Maj" u perzgjodh  si logoja fituese për projektin ''Fully Avoid Bully'' IT02-KA229-079166 me numrin më të lartë të votave, respektivisht me gjithsejt 1981 vota nga 2651 i numrit te përgjithshëm te votave per logo te projektit. Logoja e zgjedhur, përveç që do të publikohet në faqen e internetit të projektit, do të shtypet në bluza që do të dorëzohen gjatë mobilitetit të parë dhe autori i logos fituese do të shpërblehet.
Per me teper informacione rreth konkursit të logos klikoni në lidhjen e mëposhtme .