OSBE Punëtori

Tema: Rritja e ndërgjegjësimit tek të rinjtë per efektet e dëmshme të urrejtjes dhe intolerancës

Misioni i OSBE-së në Shkup ka kryer një seri aktivitetesh që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit tek të rinjtë në lidhje me efektet e dëmshme të urrejtjes dhe intolerancës. Brenda kornizës së Memorandumit për Mirëkuptim në vazhdim midis Misionit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, dhe me rastin e 10 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, u organizua një punëtori një-ditore për nxënësit e shkollave fillore. Ne ishim të lumtur që e mirëpritëm iniciativën dhe organizuam një punëtori me nxënësit e Shkollës Fillore Komunale "25 Maji" - Shkup. Punëtoria u zhvillua në internet permes platformes Zoom dhe zgjati 3 orë. Punëtoria u udhehoq nga dy ekspertë me përvojë të gjatë në punën me të rinjtë dhe tolerancën, anëtarët e Misionit, si dhe një profesor i nominuar në Shkollës Fillore Komunale "25 Maji" - Shkup. Leksionet dhe ushtrimet u zhvilluan në gjuhën maqedonase, me  për përkthim shtesë në gjuhen shqipe. Pas perfundimit te seminarit secilit pjesëmarrës iu dhuruar një Certifikatë për Pjesëmarrje (në versionin elektronik).
Shkup, 11 dhjetor 2020