PROJEKTI ERASMUS: Fully Avoid Bully, Mobiliteti ne Shkup

PROJEKTI ERASMUS: Fully Avoid Bully

Mobiliteti ne Shkup 22.05.2023-26.05.2023

Ky mobilitet në Shkup u zhvillua nga data 22.05.2023 deri më 26.05.2023 së bashku me shkollat partnere në projekt nga Spanja, Italia, Turqia dhe Rumania.

Objektivi i ketij mobilitei ishte inkurajimi i nxenesve që të ndërgjegjësohen për rëndësinë e efekteve të bulizmit në internet dhe nxitja e interesit të tyre për përfshirje aktive në çështjet e sotme sociale. Mobiliteti u organizua nga Arlinda Kastrati dhe stafi i shkolles. Faleminderit drejtorit të shkolles "25 Maj" z.Fadil Murtezani për mbështetjen, kryetarit të Komunës së Gazi Babës, përfaqësueses së Komunës së Gazi Babës Nevenka Stamenkovska Stojkovski, Departamentit për Punë të Brendshme në Shkup. Falenderime të veçanta për përfaqësuesit e respektuar nga SVR-Shkupi Kristina Trajkova dhe Jovan Popovski, për pritjen dinjitoze të mysafirëve në përfaqësuesin e Kinematekës së Maqedonisë së Veriut Arsim Leskovica, prindërve tanë si dhe nxënësve tanë. E ardhmja e tyre qoftë e suksesshme.